KreuCelebrity

Justin Timberlake konfirmon pjesëmarrjen në…

Siç ju kishim treguar, prej kohësh qarkullonin lajme se këngëtari Justin Timberlake mund të rikthehej për të performuar në skenën e Super Bowl vitin e ardhshëm. Këngëtari 36-vjeçar sapo na konfirmoi lajmin që të gjithë prisnim!

 

Këngëtari ka ndarë lajmin përmes një videoje në rrjetet sociale, ku së bashku me Jimmy Fallon dialogojnë e kërcejnë. Ky rikthim i Timberlake në skenën e Super Bowl, vjen pas vitit 2014 kur performoi me Janet Jackson  që mbahet mend për incidentin e quajtur “Nipplegate” që i shkaktoi këngëtares me veshjen duke i ekspozuar gjoksin.

Që nga ky incident fansat mendonin se Timberlake nuk do të kthehej më t’i argëtonte në këtë skenë. Do të na duhet të presim performancën e artistit deri në 4 shkurt të vitit të ardhshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF