KreuCelebrity

Ndryshime në ‘Dance With Me’, ç’po ndodh me spektaklin?!

Nëse këtë të hënë ishit përgatitur për pak zhurmë në ‘Dance With Me’, atëherë është koha ta ndërroni kanalin tek lajmet. Këtë herë, raporti juri-konkurrentë po i afrohet shumë pranë cakut të ‘ëmbëlsisë’, e besojmë se kaq mjafton për të kuptuar se asgjë nuk ndodhi këtë herë në këtë format argëtues. Përpos pikëve maskimale, juria nuk është kursyer as në komente pozitive, çka habit jo pak.

Duke ditur se Robert Aliaj njihet për zënkat mes tij dhe konkurrentëve, kjo e hënë e gjeti krejt ndryshe ‘tmerrin’ e jurisë. Edhe pse me kritika të vogla, strategjia e Aliaj këtë herë ka qenë të pyeturit e garuseve një për një: “Sa pikë doni?” Me ambicien e pashmangshme të konkurimit, shumica kanë zgjedhur 10-tën, pra vlerësimin maksimal. Por, pse gjithë këto ndryshime në ‘Dance With Me’?

Debatet këtë sezon kanë qenë aq të nxehta, saqë kanë çuar në largimin e dy konkurrenteve. Zhurma që shkaktuan nëpër portale bëri që ndjekësit e spektaklit të shpërthenin në komente, ku ndër to u dalluan edhe akuzat e disave, të cilët mendonin se çdo gjë shihej në ekran është e stisur, vetëm për bujë e famë. Edhe pse (natyrisht) asgjë nuk e provon një teori të tillë, duket qartazi se produksioni ka ndërruar strategji mbi spektaklin. Ndoshta, kjo nuk do të vazhdojë për shumë gjatë, por tani asgjë nuk po ndodh në DWM. Më mirë apo më keq kështu, kjo i mbetet publikut të gjykojë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF