KreuStil Jetese

Si të surprizoni mikeshat për Krishtlindje? ja disa ide për dhuratën e duhur

A po mendoni për dhuratat e Krishtlindjeve, apo është ende herët? Zbuloni idetë për dhuratën më cool për të kënaqur edhe mikeshat që nuk kënaqen lehtë.

Ndër kategoritë më të komplikuara që duhen  vënë në krye të listës janë pa dyshim mikeshat. Ato kanë gjithçka, janë gjithmonë kritike, jashtëzakonisht kërkuese dhe nuk kënaqen lehtë, por që t’i bësh ato të lumtura, ose të surprizuara me dhuratën e përkryer, nuk është aspak një lojë e lehtë. Kjo është arsyeja pse ne po ju sjellim disa nga idetë e dhuratave të vjeshtë-dimrit 2017, që do t’ju zgjidhin disa dilema.

Nga lesh kashmiri deri te dorashka të rafinuara prej lëkure, nga kuleta në formë zemre e zbukuruar, në shallin e bukur për të plotësuar një pamje mbrëmjeje. Dhe gjithashtu unaza të çmuara për të rënë në sy gjatë festave, kuletat me lëkurë me rrudha, atlete origjinale, të brendshme mëndafshi dhe bluza kadifeje. Ju mbetet vetëm sikleti i zgjedhjes.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF