KreuCelebrity

Soni, një ditëlindje në punë e sipër!

Ndonëse shumica prej nesh mund ta festojmë ditëlindjen nga mëngjesi në darkë vetëm duke u argëtuar, nuk mund të themj të njejtën gjë për Soni Malaj. Edhe pse njohur për natyrën e saj energjike, nuk e prisnim që me po kaq aktivitet këngëtarja të kalonte edhe këtë datë speciale. Ndoshta duhet ta provoni dhe ju, por të festuarit në palestër nuk ka qenë aspak problem për Sonin!

Këngëtarja ka postuar një video në Instagram, ku shihet duke kryer rutinën e ushtrimeve fizike. Mesa duket, Soni nuk e lë pas trupin për asnjë arsye, e kjo në fakt pritet kur sheh format fizike të Malaj. “Në palestër, që të djegim tortën e sotme”, ka thënë Soni me të qeshur në video, teksa të pranishmit prapa kamerës e kanë uruar për këtë ditë të veçantë. Këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, dhe ka falenderuar kështu fansat, portalet dhe miqtë e saj, të cilët (siç shprehet ajo), ia kanë bërë këtë ditë më të bukur….

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF