KreuBusull

Të flesh me librin në Paris!

Ëndrra për atë që dashuron librin po konkretizohet : Mes gjëravë më cool që mund të bësh në Paris, mund të flesh edhe në një librari.

Paris Boutik është një suitë për 4 persona, e fshehur në një librari tërheqëse në lagjen Marais: 45 metra katrorë janë magji e pastër.

Je në Paris, në rrugën 12 Caffarelli, 10 minuta nga Place de la République. Ju vijnë në një bibliotekë të lezetshëm me një derë të vjetër me ngjyra që paraqet dhjetra dhe dhjetra vëllime. Për ju që doni të lexoni është një pikëtakim me interes. Megjithatë, sapo të arrini pragun, do të zbuloni se ky vend fsheh një sekret: është një hotel i njohur si “Hotel Marais Paris Boutik La Librairie”.

Brenda, turisti mund të qëndrojë në një suitë të këndshme prej 45 metra katrorësh me një zonë  salloni,  një krevat -divan dhe një krevat martese (i përshtatshëm për 4 persona), një TV i sheshtë, një aneks kuzhine me mikrovalë, frigorifer dhe makinë kafeje si edhe një banjo private me vaskë. Dhe jo vetëm: WiFi, DVD player dhe blu-ray player, raft për roba dhe mini-bar. Dhe përreth … mijëra libra!

Një vend magjik për ata që duan të lexojnë, por gjithashtu një eksperiencë e re dhe e këndshme e Parisit romantik. Vendndodhja e apartamentit të vogël është fantastike, Marais është në fakt një nga lagjet më intriguese të qytetit me shumë restorante dhe dyqane aty pranë. Apartamenti Paris Boutik:  Duita “La Librairie du Marais” ndodhet në 12 Rue Caffarelli dhe çmimi për natën ndryshon nga 230 në 295 euro në varësi të periudhës.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF