KreuBusull

“Xing“ i dëshpëruar i Ermalit me Kejvinën!

Nga Ilda Lumani

“Kejvina, me mbathje apo cullak në “Xing” me Ermalin”?, ishte pyetja që ngrinin portalet këtë fundjavë, ku në fakt nuk guxoje të hapje rrjetet sociale se buçisnin nga fustankuqja Kejvina, që përdori një mënyrë aspak të panjohur për të tërhequr vëmendje. Në fakt çështja nuk është më nëse ja arriti apo jo qëllimit, përsa kohë ky lajm konkurroi edhe heroin e javës Saimir Tahiri, por çfarë qëllimi… çfarë nevoje… çfarë vlere solli nga kutia magjike në shtëpitë e shqiptarëve zhveshja e Kejvinës? Çfarë nevoje kishte Ermali me programin e tij “Xing” që të tërhiqte dhe provokonte pas instrumentistëve dhe spektaktorëve në studio, publikun e shtëpisë?! Për mua asnjë nevojë! Ndërsa për vlerë as të mos flasim, se është pak të thuash anti-vlerë. Një 17-vjeçare që aspiron të bëhet e famshme dhe të “godasë” që me daljen e parë publikun në këtë mënyrë është rast për t’u shqetësuar. Shoqëria jonë duhet të alarmohet, të shqetësohet për mënyrën sesi një adoleshente sot kërkon të imponohet tek publiku. Dhe për më tepër këtë “lajthitje” të saj e mbështet me të madhe autori i programit Ermal Mamqi, i cili pas lajmërimit të bujshëm që i bën mbërritjes së saj e shoqëron vetë në këtë ekzibicion të neveritshëm!

 

Programi familjar dhe fasha e orarit në të cilën shfaqet “Xing me Ermalin” dëshmojnë degjenerim të plotë dhe vuajtje për audiencë!

Kjo pamje e plotë që ofron Kejvina nuk është e panjohur ndër shqiptarë dhe personazhe të huaj në botë. Më tipiket mbeten Angela Martini në qershor të vitit 2011, ku teksa parakaloi në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve të botës së modës në SHBA, CFDA nxorri gjithçka, edhe pse vetë më pas, ajo u justifikua duke thënë se nuk kishte qenë në dijeni se pjesët intime të saj kishin dalë sheshit. Në shkurt të vitit 2012, një spektakël të përafërt dha edhe argjentinasja Belen Rodrigues, e cila la audiencën me gojë hapur kur tregoi “fluturën”, tatuazhin në zonën intime, gjatë Festivalit të Muzikës Italiane “Sanremo”. Megjithatë pak çaste më pas gjatë festivalit, ajo konfirmoi se mbante të veshura të mbathura. Të dyja rastet e mësipërme, dhe mjaft të ngjashëm të tillë në botë, janë gjykuar jo pak! Ndërsa, Kejvinës sonë jo vetëm që nuk i bëri syri tërr nga gjithë ai lumë komentesh dhe fyerjesh, por u shpreh se “Dua të hedh poshtë të gjithë aludimet sipas të cilave kam kërcyer pa mbathje. (Por, ne nuk kemi ndonjë aludim Miss Kejvina. Edhe nëse ke pasur, publiku ka parë tjetër gjë, veç jo të brendshme!) Kam parë postimet nëpër rrjete sociale për sa i përket kësaj teme. Dua te them se askush nuk duhet të arrijë në përfundime pa qenë i sigurt për çka po flet”, teksa e mbyll komunikimin e saj me ndjekësit me një fjali edhe më të rëndë “Do flas me Ermalin dhe javën tjetër do vesh pantallona ushtarake”!, Çfarë tregon se Kejvina konsultohet me Ermalin për veshjen! Dhe me këtë fjali nuk më mërzit më 17-vjeçarja që do famë, por më trishton shembulli që ofron Ermali!

Angela Martini

Belen Rodriguez

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF