Çfarë e bashkoi sot Elvanën dhe… Bleonën? 0 160

Ato janë që të dyja këngëtare të cilat kanë zgjedhur ta zhvillojnë karrierën e tyre muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas Bleonës e cila është larguar vite më parë, edhe Elvana ndodhet në Los Angeles duke synuar tregun ndërkombëtar.

Këngëtaret e njohura shqiptare na kanë treguar përmes rrjetit social Instagram se kanë zgjedhur që të dyja që të punojnë për hitet e tyre të ardhshme në studion e njohur “Westlake Studios” në Los Angeles.

 

Elvana Gjata, pas suksesit të “Forever is Over” me David Guetta po vijon punën në këtë studio për të befasuar fansat me një tjetër projekt po kaq të suksesshëm krahas udhëtimeve të saj ku na shfaqet si një fashioniste gjithmonë e më shumë.

“Forever is over” është hiti që na shoqëroi kudo gjatë gjithë stinës së verës që lamë pas.

 

 

Po kështu edhe Bleona Qereti, po punon në Westlake Studios në bashkëpunim me artistët Rob Knox dhe Bengineer Button entuziaste për të sjellë një këngë të re, pasi kemi kohë që nuk e kemi parë këngëtaren të na sjellë një material të ri muzikor.

Duket se dy këngëtaret e njohura i kanë besuar kësaj studioje të rëndësishme muzikore për të çuar një hap më tutje karrierën e tyre në tregun muzikor ndërkombëtar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *