KreuCelebrity

Ekskluzive për BORDO Kejvina: Më pyesni mua nëse i kam pasur apo jo mbathjet?!

Kejvina Kthella nuk është vetëm seksi… Ajo nuk di vetëm të provokojë instrumentistët dhe publikun! Përkundrazi! Pa kaluar ende 4 ditë nga fama e saj, Kejvina na dëshmon se është një vajzë mjaft e qartë për vendimet e saj. Është vetëm fillimi. Prej saj duket se kemi për të parë shumë e më shumë..!

Pas shkrimit të publikuar dje në Bordo.al “Xing” i dëshpëruar i Ermalit me Kejvinën”  (Kliko në link nëse e keni humbur https://bordo.al/2017/10/23/xing-i-deshperuar-i-ermalit-me-kejvinen/) nuk ka qëndruar pa fjalë vetë personazhi i javës. Me të drejtë ajo është shqetësuar për moshën, sepse Kejvina nuk qenka 17-vjeç, por plot 22-vjeç dhe është mëse e vetëdijshme për çfarë bën!

“Si fillim bravo për “lajmin” subjektiv, gjë që e përjashton nga të qenit lajm dhe ju përjashton edhe ju nga të qenit pjesë e medias shqiptare. Pastaj para se të shkruani diçka, merri mirë informacionet. E kam fjalën për atë pjesën “një 17 vjeçare” . Kam lindur në vitin ‘95, kështu që bëjini llogaritë ju që e tërhiqni publikun me aktualitet!!!”, na shkruan në Instadirekt fustankuqja Kejvinë!

Me të drejtë në fakt! Bordo.al kërkon ndjesë që nuk e verifikoi vitin e lindjes së saj, megjithatë ky ‘lapsus’ nuk është aq shqetësues përpara faktit ku na vuri Kejvina me apo të brendshme. Madje, nuk ka fare rëndësi për ne (publikun) nëse i kishte apo jo, të mbathurat! Ajo që na tregoi Kejvina është e mjaftueshme për të prishur shijen e një programi familjar. Në 4 mesazhet që dërgon në bordo.al Kejvina ju jep përgjigje opinioneve tona, nuk kursen të na jap disa këshilla sesi të jemi të vlefshëm për publikun dhe madje i vë pikat mbi “I” sa i përket të brendshmeve të saj!

“Dhe gjithë atë fryëmzim që kishit pasur kur keni shkrujtur këtë postimin, do ishte mirë ta përdornit për të përcjellë mesazhe pozitive të vlefshme për publikun jo të merreni me çfarë bëj unë apo tjetri apo tjetri. Apo më duket se kemi të bëjmë me “vuajtje për audiencë”.
Pastaj është shumë më e thjeshtë të më pyesni mua nëse i kam pasur apo jo mbathjet sesa të vazhdoni me këto pyetje retorike dhe për më tepër me ofendime. (Po mund te kesh pasur të brendshme e dashur, por publikut i tregove tjetër gjë!) Sa bukur i keni përmendur vetë shembujt botërorë, ato ngjajnë bukur kur bëjnë gjëra “IN”, por një shqiptare jo (Ndoshta ke të drejtë Kejvina, ne nuk e kuptojmë që qenka IN zhveshja jote!) . Se këtë mani kemi pasur gjithmonë. Si ajo barcaleta “nuk dua asgjë veç mos ja ndërto shtëpinë komshiut ” (sikur nuk është kështu barcaleta, po nejse. Dhe për më tepër sikur nuk është krahasimi i duhur…!) .
Jeni vërtetë për të ardhur keq, sesi mundoheni të përcillni në audiencë mllef dhe negativitet kundrejt personazheve publikë (Për vete ta ketë këtë ‘personazhe publik’???). Duke pasur parasysh gjithë këto s’di a ishte etike t’ju drejtohesha me “ju” (Mos u mundo. Flasim me TI!)! Gjithsesi, natën e mirë dhe urime për gjithë ato shikime që ka marrë postimi. Qëllimi u arrit”,na thotë në mesazhet e saj Kejvina!

Faleminderit e dashur! Me këto mesazhe që na ke dërguar do t’ia arrisim edhe sot qëllimit për shikime të tjera!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF