Njihuni me shtëpinë e ëndrrave të Beyonce dhe Jay Z 0 613

Çifti i artistëve Beyonce dhe Jay Z përfundimisht e dashurojnë zonën e Hampton! Pasi jetuan për vite të tëra me qera në një vilë madhështore faraonësh, ata kanë vendosur të blejnë shtëpinë e tyre të ëndrrave!

 

Rezidenca, e quajtur Pond House, është një nga pronat historike të East Hampton dhe është realizuar nga firma e njohur e arkitektëve me famë botërore Stanford White.

Kjo banesë ka një sipërfaqe rreth 1100 metër katrore dhe është e pozicionuar fare pranë ujërave të kaltra të Georgica Pond. Rezidenca rrethohet nga 17 akra territor privat i cili do të jetë ideal për qetësinë dhe privatësinë e Beyonce.


Kjo shtëpi gëzon edhe një veçori: Pronarët e saj të mëparshëm, të pakënaqur me dhomën e ndënjes e kanë ngritur shtëpinë në 90 gradë në mënyrë që të gëzonte një pamje më të lakmueshme për të parë pjesën perëndimore, mbi ujë.

 

 

E gjithë kjo kishte koston e vetë, pra vila kishte mbetur në treg e pashitur për vite me rradhë, për vlerën 26 milionë dollarë. Përveç pozicionit për t’u patur zili, Beyonce i ka shtuar shtëpisë hijeshinë e kohëve të tjera, restaurim dhe një prekje luksoze dhe prej pesë yjesh.
Panele me ngjyra të pikturura me dorë dhe një dysheme me dru të çmuar natyror, disenjo gjeometrike dhe oxhakë me gdhëndje të imëta. Vaskat e banjës prej mermeri janë të gdhëndura me dorë dhe të krijojnë idenë se janë vepra arti.

Edhe dhoma e miqve është mahnitëse: 170 metër katrorë me sallon, kuzhinë,  dy dhoma gjumi. Për më tepër, gëzon pamjen nga pishina! Një shtëpi fantastike për Beyonce-në dhe familjen e saj të bukur, apo jo?

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *