KreuCelebrity

Vesa rikthehet pas në kohë, ja një tjetër pasion i këngëtares

Është bërë disi e zakonshme tashmë që artistët të publikojnë foto nga fëmijëria, e ka patur plot raste që disa prej tyre nuk i kemi njohur pothuajse fare. Sot, një tjetër personazh është kthyer pas në kohë, duke na zbuluar edhe një nga pasionet e saj në moshën e adoleshencës. Vesa Luma ka nxjerrë nga ‘arkivat’ disa nga fotot më të bukura të vegjëlisë, ndërsa nuk kemi parë pak nga këngëtarja në këtë drejtim.


Aktive në muzikë që në vogëli, Vesa shihet para mikrofonit në shumicën e imazheve. Në një prej postimeve, Luma zbulon se e ka provuar edhe eksperiencën e dirigjimit, teksa shihet duke drejtuar korin e shkollës së muzikës. Por, mesa duket, në atë kohë Vesa ka patur edhe një tjetër pasion të sajin, për të cilin duket se nuk ka investuar deri në fund.

Edhe pse nuk duket qartazi, me siguri këngëtarja ka qenë adoleshente kur ka provuar të luajë në bateri. “Provova të isha ‘cool’ për dy vite”, ka shkruar Vesa me humor mbi foto, teksa nuk është kursyer me të tjera imazhe. Pavarësisht se Luma ka publikuar këto momente nga e kaluara, ende nuk mund të themi nëse Liani i ngjan së ëmës apo Big Bastës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF