KreuCelebrity

Ku do ta shohim Erionin dhe Besin pas “Kënga Magjike”?

Aktorët e humorit Erion Isai dhe Besart Kallaku pasi u larguan nga spektakli “Portokalli” i pamë në programin “E Diela Shqiptare” ku u zbulua se do të jenë bashkëprezantues me Ardit Gjebrean si dhe dy vajzat Arjola Shehu e Nevina Shtylla.

 

Sot Erioni ka qenë pjesë e “Kush vjen për drekë” me Kostana Moravën e kanë gatuar tek Arjola Shehu. Gjatë bisedës, ai ka zbuluar se pas netëve të “Kënga Magjike” në dhjetor, dyshen e famshme e pret një tjetër projekt.

“Kemi një emision të gatshëm që nuk e dimë se nuk mund të shesim, por do të jetë angazhim i vitit të ardhshëm. Këtë vit do ta mbyllim vetëm me “Këngën Magjike”.

Duket se bashkëpunimi i ngushtë mes dy aktorëve që u rritën profesionalisht në “Portokalli” do të vazhdojë edhe pas pjesëmarrjes si bashkëprezantues në “Kënga Magjike”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF