KreuCelebrity

Vajza e Eminës ndan të njejtin pasion si shumica prej nesh!

Nëse jeni vajzë, do ta gjeni veten fare mirë në artikull. Sa prej jush kanë përdorur këpucët e mamit në moshë fare të vogël, vetëm për t’u endur sa në një cep të shtëpisë, në tjetrin? Po buzëkuqët, kur keni filluar t’i shihni si produkt kozmetik, dhe jo si bojë për të pikturuar fytyrën? Sa e sa gjëra i kemi marrë ‘borxh’ mamit, e të njejtën eksperiencë po kalon edhe Emina këto kohët e fundit.

Ella tashmë ka një pasion të ri: vathët e mami Eminës! E nëse po mendoni se i përdor për të luajtur, gaboheni. Ashtu sikurse mamaja, mesa duket Ella është që tani e apasionuar pas modës e stilit, pasi e kemi parë më shumë se një herë me këtë aksesor në veshët e saj. Fillimisht, Cunmulaj postoi një foto të së bijës me vathë të gjatë ngjyrë bojëqielli. Ndërsa tani, pasditen e sotme, Ella ka zgjedhur një tjetër model të këtij aksesori, me formë më të vogël e zbukuruar me gurë të shndrritshëm.


Modelja e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, teksa kujtojmë se foto të Ella-s kemi parë së tepërmi, që nga lindja e së voglës, e deri më tani. Emina nuk ka patur rezerva kur ka ardhur puna tek ekspozimi i familjes, që të fal vetëm ndjesinë e harmonisë e ngrohtësisë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF