KreuCelebrity

Aktorja e njohur lejon vajzën 3-vjeçare të pijë verë!

Çifti i njohur i aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, vetëm pak kohë më parë deklaruan se nuk kishin dëshirë të ekspozonin dy fëmijët e tyre Wyatt dhe Dimitri në rrjetet sociale. “Le ta zgjedhin vetë nëse duan të bëhen të famshëm kur të rriten”, janë shprehur ata.

 

Mila ka rrëfyer se vajza e saj tre-vjeçare Wyatt konsumon verë çdo të premte, si pasojë e një tradite fetare hebraike. Nëna 34-vjeçare e ka shpjeguar arsye pse e mitura konsumon alkool gjatë një interviste.

“Në ditën e Shabbat ne pijmë verë. Ime bijë ka nisur të pijë verë qëkur ka lindur. Sapo ajo zgjohet në mëngjeset e të premteve unë i them se sot është e premte dhe ajo më thotë “Po, unë mund të pi verë.”

 

Çifti i aktorëve të njohur janë të martuar që prej vitit 2015 dhe shihen rrallë në publik të shoqëruar nga dy fëmijët e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF