Cate Blanchett: “Nëse vishemi bukur, nuk do të thotë që duam të flejmë me ju!” 0 100

Ka disa fraza në të cilat femrat e gjejnë veten të paktën një herë në jetë. Eventi i InStyle Awards solli një ndër fjalimet më të bukura të eventeve, pikërisht nga aktorja Cate Blanchett. Duke dhënë një deklaratë të fortë lidhur me vajzat e gratë në raport me paraqitjen e tyre në sytë e meshkujve, australianja fitoi vëmendjen e plotë të medias e publikut të gjerë.

“Çështja sillet gjithmonë rreth femrave, që e përplotësojnë veten, pa patur nevojë që të kërkojnë ndjesë; prezenca dhe aestetika e të cilave është tërësisht e integruar në një jokoshiencë të të diturit se kush janë në të vërtetë. Dhe femrat që e dinë si duken nuk do të thotë që dinë plotësisht edhe cilat janë, por është thjesht një shtojcë e të gjithë kësaj. Ka lidhje me gratë dhe vajzat që ndihen të lira të veshin çfarë të dëshirojnë, kur e dëshirojnë dhe si e dëshirojnë ta mbartin në trup”, ka thënë Blanchett, ndërsa në këtë copëz të fjalimit, në fakt, nuk gjendet fraza e cila mori dhenë në internet.

Australianja nuk nguroi të thoshte: “E dini që të gjithë duam të ngjajmë seksi, por kjo nuk do të thotë që dëshirojmë në çdo rast të flejmë me ju.” Kaq ka mjaftuar që të pranishmit në sallë të brohorasin, duke e cilësuar si një shprehje që do të mbahet mend gjatë. Blanchett është e njohur për stilin e saj elegant e marramendës, ku shumicën e herëve listohet si ndër të veshurat më mirë në evente të ndryshme. Të gjitha këto reagime, kush më aktive e kush më pasive, vijnë si pasojë e skandalit të Harvey Weinstein. Hollywood-i është tronditur më shumë nga ç’mund ta imagjinojmë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *