KreuCelebrity

Elvana Gjata në përgatitje të projektit të ri

Duket se projekti i radhës i Elvana Gjatës nuk është larg. Pas publikimit të kengës “Forever is over”, fansat kanë qenë në pritje të prurejeve të reja nga këngëtarja. Materialet e saj muzikore në Amerikë gjithmonë janë parë me kuriozitet.

Pas karrierës së suksesshme në Shqipëri, Elvana është në vazhdim të një faze të re dhe po aq intensive si më parë, në publikimin e projekteve më të fundit. Këtë e reflektoi dhe në bashkëpunimin me producentët më në zë të momentit si Poo Bear dhe David Guetta.

 

Së fundmi, këngëtarja e njohur, ka ndarë me fansat një foto nga ambjentet e regjistrimit në Westlake Studios. Nuk bëhet e ditur se me cilët producentë do të jetë bashkëpunimi i radhës.

Përveç punës intensive, Elvana Gjata duket se gjithashtu po e shijon jetën e re larg Shqipërisë. Në setin e fundit fotografik që këngëtarja ka ndarë në Instagram, vihet re look-u i saj i veçantë dhe krahasimi që fansat i kanë bërë me yjet ndërkombetare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF