KreuCelebrity

Lori na e prezanton: “Dashuria e jetës time!”

Kur flasim për Lori Hoxhën, në mendje na vjen moda, stili dhe pasioni për fotot unike. Inspirim për sa i përket veshjeve e çdo elementi lidhur me paraqitjen e jashtme, Lori është më e rezevuar kur vjen puna tek jeta personale. Gjithmonë në praninë e mikeshave të ngushta apo motrave të saj, trashëgimtarja e Top Channel na ka prezantuar sot dashurinë e jetës së saj.

Të paktën, ky është përshkrimi që ka bashkangjitur Lori fotos së publikuar në Instagram, ku shihet krahë Sarës. Nuk është hera e parë që shohim të tilla postime nga motrat, edhe pse Lori është shumë herë më aktive në rrjetet sociale. Kujtojmë se pak ditë më parë, Sara uroi publikisht të motrën për ditëlindje, ndërsa kishte zgjedhur një tekst mjaft emocionues.
Së fundmi, Lori nuk ka postuar imazhe vetëm nga dita e saj speciale, por ka vazhduar rutinën e publikimeve të veshjeve më të përshtatshme për stinën. Epo, jo më kot është një ndër personazhet më të ndjekur shqiptarë…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF