KreuCelebrity

Pas shpërnguljes në Tiranë, çifti i këngëtarëve merr nënshtetësinë shqiptare!

Janë një ndër çiftet më simpatikë ndër rradhët e personazheve, e çka i bën edhe më të veçantë janë performancat e organizuara gjithmonë së bashku. Venera dhe Lindi zbuluan për fansat para pak kohësh se do të merrnin nënshtetësinë shqiptare, çka i gëzoi këngëtarët pa masë. Lajmin me ndjekësit e ndau Venera në Instagram, ndërsa çifti është shpërngulur tashmë në Tiranë.

Tashmë, Venera ka postuar një foto në My Story ku shihet së bashku me Lindin, e le ta pranojmë: imazhe të tilla i kemi parë shpesh. Por, këtë herë çka dallon më shumë është pasaporta shqiptare në duart e Lindit dhe Venerës. Si gjithmonë me krenari, Lumani e ka shoqëruar postimin me ikonat e flamurit shqiptar dhe duart me simbolin e shqiponjës.

Aktiviteti artistik i Venerës dhe Lindit ka qenë i shpeshtë në kryeqytet, ndërsa i kemi parë të performojnë në disa prej lokaleve më në zë të momentit. Urime, çiftit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF