Shokon Pitt: “12 vitet e ferrit me Angelina-n!” 0 204

Lajmi për ndarjen e tyre u finalizua rreth një vit më parë, edhe pse çifti e ka pezulluar proçesin e divorcit. Dëgjuam lajme të gëzueshme, kur qarkulluan zëra se një vendim i tillë kishte ardhur si pasojë e dëshirës për ribashkim, sidomos nga ana e Pitt. Por, ja që ky i fundit ka shokuar me të kundërtën jo më larg se ditën e sotme!

Një burim tejet i afërt me Brad, ka rrëfyer për Star: “Në brendësi të gjithë kësaj çështje, ata të dy nuk kishin asgjë të përbashkët mes tyre veç seksit të shkëlqyer. Ai ka qendruar zgjuar për netë të tëra për të analizuar se ç’ka ndodhur dhe për të njejtën gjë po merr edhe ndihmën e terapistit. Brad e dinte që në fillim që lidhja e tij me Jolie ishte e një natyre toksike.” Sipas të njejtit burim, Angelina kënaqej kur e shihte Brad të shkatërruar, madje mërzitej kur ai nuk pinte apo kur nuk sillej çuditshëm. Aktori përflitet se e ka cilësuar periudhën e martesës si: “Dymbëdhjetë vite ferri!”

Pitt e ka pranuar publikisht se kanë qenë problemet me alkoolin ato të cilat kishin dominuar në prishjen e marrëdhënies me bashkëshorten. Nga ana tjetër, aktori pritet të reagojë lidhur me fjalët e shkruara nga Star, të cilat fansat po i cilësojnë si ‘tmerrësisht të pavërteta’…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *