Aktori i “Fast and Furious” dërgohet në spital, dhimbje në gjoks

Aktori Tyrese Gibson, që njihet për rolin e tij në Fast and Furious është shtruar në spital me dhimbje në gjoks.

Kjo ndodhi pas largimit nga gjykata, ku ai është në një betejë me ish gruan e tij Norma Gibson.


Burime të afërta me aktorin kanë treguar për TMZ se Gibson është kthyer në dhomën e tij të hotelit, pas largimit nga gjykata, kur kishte ndjerë dhimbje në gjoks.

Momentalisht aktori i Fast & Furious po hidratohet dhe do të bëjë disa analiza për të kuptuar se pse ka dhimbje në gjoks.

Tyrese u largua nga gjykata i tëri në të zeza, duke thënë se sot ishte funerali për pretendimet ndaj tij për abuzim. Norma e ka akuzuar atë për përgjim, dhe ka thënë se me raste ndihet e frikësuar nga ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *