KreuCelebrity

Dua Lipa, një Winona Ryder perfekte për Halloween!

Nëse ende nuk ju kanë kapur ethet e Halloween-it, po ju themi se shumë nga VIP-at po e presin datën e fundit të tetorit në atmosferën më të mirë të mundshme. Kostumin më të fundit e kemi parë nga Dua Lipa, e cila na ka surprizuar jo pak me zgjedhjen e saj. Zhytur në të kuqe dhe me sytë e sfumuar në portokalli, Lipa na kujton një nga personazhet ikonikë të kinematografisë.

Nëse nuk po ju duket e njohur, ju rrëfejmë se bëhet fjalë për karakterin e Lydia Deetz nga filmi “Beetlejuice”. Një nga krijimet unike të Tim Burton është përdorur si temë për Halloween nga shumë e shumë fansa, të cilët kanë sjellë versione nga më të ndryshmet. Këtë herë, Dua duket se ka vendosur të kopjojë Winona Ryder në maksimum, veshur nën petkun e personazhit.


Për t’i shtuar edhe më shumë detaje atmosferës tipike prej “Beetlejuice”, grupi i balerinave shoqëruese të Lipës janë veshur me kostume vija-vija, njësoj si antagonisti i filmit. Deri më tani, nga vajzat shqiptare duket se Dua ka menduar më me detaje për veshjen e këtij Halloween-i. Njësoj Winona dhe Dua, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF