Sfida e rradhës e Arilenës vjen në…nëntor! 0 195

Dhe jo, nuk po flasim për ‘Nëntorin’ e famshëm që i siguroi famën ndërkombëtare. Pas sfidave të njëpasnjëshme deri më tani në karrierën e saj, duket se Arilena ka ndërmarrë një tjetër hap tashmë. Lajmin e ka publikuar “Express”, ndërsa mësohet se këngëtarja do të jetë një nga konkurrentet në festivalin e fundvitit, ku garohet për krijimin përfaqësues për në ‘Eurovizion’.

Arilena është duke punuar aktualisht me Darko Dimitrov dhe me këngëtarin Lindon. Kujtojmë se këto janë dy emrat që fshihen edhe pas hitit ‘Nëntori’, e duke marrë parasysh bujën që bëri kjo e fundit, ndoshta bashkëpunëtorët e Arilenës do të jenë një ogur i mirë edhe këtë herë. Edhe pse në fakt, fati e ka ndjekur këngëtaren që pas pjesëmarrjes në ‘X Factor’…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *