“Shiko Kush Luan”, ja kush fshihet pas emisionit të së shtunës!

Top Channel ka sjellë një tjetër risi ndër formatet e programacionit, e tashmë të gjithë e dimë se e shtuna do të na prezantojë një tjetër emision, pikërisht “Shiko Kush Luan”. Nën drejtimin e Luana Vjollces, moderatorja nuk do të jetë e vetme në spektakël, pasi emra si Edi Manusht dhe Gent Hazizi do të jenë pranë saj, përgjatë transmetimit. Por, kush janë emrat që fshihen pas kësaj risie?

Fillimisht, emrin e Lori Hoxhës do ta shihni tashmë më shpesh në ekran, e kjo falë rolit si producente në “Shiko Kush Luan”. Autorësia i është besuar Blendi Salaj, ndërsa progarami ka për qellim argëtimin. Loja do të ndahet mes dy skuadrave, lider të së cilave do të jenë dy personazhe të famshëm.

Në një përzierje mes kuiceve dhe spektaklit, të famshmit që do të shohim puntatën e parë janë Jonida Maliqi, MC Kresha dhe Lyrical Son. Programi do të zgjasë plot nëntëdhjetë minuta,ndërsa pritet që atmosferën ta nxehi prezenca e dy velinave. Detaje të mëtejshme do të zbulohen nesër, nga vetë sytë e publikut!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *