Single apo jo?! Ja raporti i Oni Hysenbelliut me femrat! 0 197

I ftuari i parë në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit ishte djali i pronarit të ‘Neës 24’, Fatmir Hysenbelliu. Njohur ndryshe si Oni, Hysenbelliu zbuloi jo pak nga karakteri i tij, ashtu sikurse dhe nga jeta jashtë profilit të Instagramit. Edhe pse shumë herë e kemi parë mes luksit e makinave të shtrenjta, në fakt Oni ka përcjellur mesazhe pozitive gjatë intervistës së pasdites.

Duke i bërë thirrje djemve të rinj për të treguar kujdes me shpejtësinë e automjeteve që disponojnë, Hysenbelliu ka rrëfyer se merret me bamirësi, por për këtë pjesë ka vendosur të qendrojë i heshtur. Ndërkohë, Rudina nuk ka lënë pa përmendur dy rastet e bujshme lidhur me Onin, atë të Pamela Anderson dhe Nicole Scherzinger. Për sa i përket Pamela-s, Hysenbelliu nuk pranoi asnjë lloj lidhje me të, duke sqaruar se e gjitha kishte qenë një rastësi, pasi të dy kishin qendruar në të njejtin hotel. E njejta përgjigje vlente edhe për Scherzinger, takim i cili kishte ardhur si pasojë e një ftese që Oni kishte marrë për një nga festat e shumta të organizuara jashtë vendit.

Por, a është Hysenbelliu i dashuruar? Përgjigja ‘jo’ ka vlejtur si për këtë pyetje, ashtu dhe për të treguar se Oni është…single! Ai rrëfeu se femrat më shumë e ngacmojnë, se sa e anasjellta, duke e justifikuar këtë si pasojë e udhëtimeve të shumta e të njëpasnjëshme. Epo, edhe pritej, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *