Arbana fton Elvanën për…

Nuk janë të rralla rastet kur personazhet e njohur të ekraneve, krahas orëve të tëra punë në televizione, shtëpitë e dyta, miqësohen me njëri-tjetrin dhe këto miqësi vijojnë edhe jashtë ekraneve.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, të cilën presim ta shohim së shpejti në edicionin e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur”, duket se edhe pas kësaj periudhe udhëtimesh nëpër Shqipëri nuk e ka lënë pas pasionin e saj për gatimin.

 

E veshur me të kuqe, Arbana ka pozuar në kuzhinën e saj pranë një tave me lule kungulli. “A ke ndonjë mendje Elvana Gjata”, shkruan ajo në foto. Kushedi ç’receta të shijshme do të përgatisë me to moderatorja. Ndoshta kjo recetë është edhe pjata e preferuar e këngëtares Elvana Gjata?

Nuk do të ishte hera e parë që recetat e Arbanës i shijojnë miqtë e saj të ngushtë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *