KreuCelebrity

Artistet shqiptare dominojnë: Sukseset e fundit të Bebe Rexhës dhe Dua Lipas

Java është mbyllur bukur me lajmet nga përtej oqeanit, mbi sukseset e vajzave shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

 

Nga njëra anë, mësojmë se Bebe Rexha është bërë pjesë e filmit më të ri Hollywood-ian “Bright”, ku luan aktori i njohur Will Smith. Bebe, në bashkëpunim me Machine GunKelly dhe X Ambassadors, do të këndojnë kolonën zanore “Home” të tij.  Premiera e filmit do të shfaqet më 22 dhjetor, ndërsa videoklipi i këngës do të lançohet pas premierës së filmit.

 

Nga ana tjetër, Dua Lipa vazhdon të korrë sukseset e hitit të saj “New rules”. Ajo ka bërë të ditur që është nominuar nga “MTVEMA” në tri kategori (Best New, Best Look dhe Best UK & IE Act) dhe ka ftuar të gjithë fansat ta votojnë atë.

Qielli është limiti për vajzat tona! Jemi krenarë për to!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF