Fotografia e kopertinës: Fani Aliko
Moderatorja e “Thurrje” në Digitalb, Jonida Vokshi ka qenë sot e ftuar për një intervistë në studion e “Pop Culture” me Dojna Memën. Ajo ka folur mbi karrierën e saj profesionale mes aktrimit dhe televizionit duke kujtuar edhe fillimet e saj në Top Channel.
Një insert i periudhës kur ajo ishte një nga prezantuesit e emisionit muzikor “Top Select” për të rinj e ka kthyer atë pas në kohë. Jonida ka treguar se i qëllonte shpesh të ishte në emision me Ledion Liçon dhe e kujton si një prezantues të kuruar qëkur ishin adoleshentë.
Ajo shton se shpesh mbante kapela ose bereta në emision për të fshehur flokët e çrregullta, e Ledioni ja hiqte nga koka në mes të emisionit. Vokshi e cilëson këtë eksperiencë si të bukur, por ju desh të shkëptutej për të filluar fakultetin e aktrimit.
Jonida nuk i ka shpëtuar as pyetjeve mbi jetën private e dashurinë të Dojna Memës, tregoi se ishte në një lidhje dashurie, por pa dashur të zbulojë më tepër detaje për personin i cili i ka rrëmbyer zemrën.
E pyetur se çfarë vlerëson tek një mashkull, Jonida është përgjigjur menjëherë karizma e humori. “Unë jam pro martesës”, ka thënë ajo, nëse është një lidhje që ja vlen të kurorëzohet në martesë”. Ajo ka shtuar se nuk do të preferonte një dasmë krejt tradicionale.