KreuStil Jetese

Kate Middleton nuk lejohet të përdorë manikyr?!

Dukesha e Kembrixhit gëzon disa lukse të mrekullueshme: jeton në një pallat mbretëror gjigand sa një qytet, ka një dhomë tualeti të madhe sa një apartament dhe udhëton pafund në destinacione që për shumë prej nesh janë të pamundura e të paimagjinueshme!

 

Por, nga ana tjetër, të bësh pjesë në familjen mbretërore britanike ka edhe një sërë rregullash të panumerta që nuk mund t’i thyesh kurrsesi. Një prej tyre është që nuk mund të shfaqet në publik me manikyr me ngjyrë të dallueshme e që bie në sy!

 

Kate Middleton duhet të tregojë gjithmonë duar me një paraqitje sa më të pastër me thonj të kuruar e natyral, madje transparentë. E në të vërtetë, nuk e kemi parë kurrë dukeshën me thonj me ngjyra, as në rastet e veçanta. Ndërkohë që Lady Diana e preferonte të kuqen e ndezur në thonj.

 

 

 

Po mbretëresha Elizabetë? Ajo preferon ngjyrat e tokës.  Ndërsa për këmbët, besojmë se ky rregull nuk qëndron, pasi e kemi parë dukeshën me manikyr të kuq në to. Që të jesh pjesë e familjes mbretërore duket se ka edhe disa sakrifica të vogla! Do jetë gati Meghan Markle, nusja e ardhsme e princit Harry  për t’u ndeshur me këto rregulla strikte?

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF