KreuStil Jetese

Kjo grua djersin, por ama djersin gjak!

Ju ndoshta ju ka rastisur të djersisni shumë, por a e dini se në disa raste njerëzit djersisin edhe gjak? Dy mjekë kanë ndarë historinë e tyre për trajtimin e një gruaje të re me këtë sëmundje të çuditshme. Studimi i tyre u publikua  në Journal Journal of Medical Association. Mjekët thanë që pacientja 21-vjeçare arriti në spitalin e tyre, me gjakderdhje nga fytyra dhe pa  asnjë arsye të qartë të dukshme . Vajza u tregoi mjekëve se ajo kishte patur një eksperiencë te tillë, të gjakderdhjes së papritur – por gjakderdhje edhe nga duartt – për rreth 3 vjet. Vajza tha që fillimisht kjo gjakderdhje nuk e kishte shqetësuar edhe aq shumë. Ndonjëherë i ndodhte kur ishte në shtëpi, herë të tjera kur ishte jashtë. Mund ti ndodhte kur ishte zgjuar, por i ndodhte edhe ndërsa ajo flinte. Gjakderdhja shtohej kur ajo ishte e stresuar.

A i krijonte siklet kjo gjakderdhje? Po, aq shume sa për ta bërë  të heqë dorë nga jeta e saj shoqërore. Në përfundim, mjekët arritën në një konkluzion që pacientia vuante nga një sëmundje e rrallë e gjakut të quajtur “hematohidrozë” dhe pacientia u trajtua me një medikament të quajtur propranolol. Mjekët nuk e dinë shkakun e vërtetë të “hematohidrozës” thotë Michael Smith, drejtor mjekësor i WebMD. “Por një teori është se një sistem nervor tepër aktiv mund të jetë shkaku – veçanërisht sistemi nervor simpatik, i cili kontrollon shumë funksionet trupore, duke përfshirë dhe djersitjen. Kjo nuk shpjegon gjakderdhjen, por shpjegon pse propranololi, i cili është i njohur për të zvogëluar aktivitetin e kësaj pjesë të sistemit nervor, do të ndihmonte. Mjekët të cilët u morrën me studimin e këtij rasti, vunë re që ky medikament i përdorur pakësoj gjakderdhjen, por nuk e ndali atë plotësisht. Edhe pse nuk u përmënd nga mjekët, ky rast duket i ngjashëm me besimin e krishterë. Disa të krishterë e shohin si diçka shpirtërore gjakderdhjen nga duart, koka dhe vende të tjera në trup, që përputhen me plagët që Jezu Krishti morri në fund të jetës së tij.

 

 

 

 

 

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF