KreuCelebrity

Lamtumirë ëmbëlsi! Xhesika Berberi kthehet në brune fatale?

Është treguar goxha strategjike modelja Xhesika Berberi, shoqja më e re e Selena Gomez, për të treguar këtë look në ndryshimin e saj.

Ndërsa në Instagram nuk ka postuar asgjë, përveç një videoje me stilistin Romero Jennings, ia ka lënë shpalosjen e flokëve brune Instastory-t, si ëmbëlsirë në fund të story-ve të tjerë.

 

Megjithatë, mund të jetë edhe një truk. Në Instastory, modelja shihet të jetë veshur me uniformë polici, pasi me sa duket ndodhet në një party Halloween-i.

Bukuroshja duket joshëse ndërsa kërcen nën tingujt e “Unforgettable”, dhe vërtet, është e paharrueshme si një brune, me sytë e qelqtë bojëqielli dhe buzët e plota. Shto këtu kostumin seksi të polices!

 

 

Edhe nëse kemi të bëjmë vetëm me një paruke për një natë, konsideroje këtë ndryshim look-u Xhesika! Mbase është koha për ta lënë pas ëmbëlsinë e bjondeve, dhe për t’iu bashkuar kampit të bruneve!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF