KreuStil Jetese

Shpëtuam nga sikleti! Tani mund t’i ktheni mbrapsht mesazhet në Whatsapp!

Më në fund, edhe pse mund të jemi dëmtuar më parë, Whatsapp-i dëgjoi lutjet tona për një opsion për fshirjen e mesazheve të dërguara.

Tanimë kemi kohë 7 minuta për të fshirë çfarëdo mesazhi të sikletshëm, me një klikim butoni.

Për të përdorur këtë opsion, normalisht kërkohet version më i fundit i aplikacionit të Whatsapp-it, nga të dy përdoruesit e tij.

Mjafton të klikoni mbi mesazh, dhe në krye të faqes, klikoni ikonën “Delete” dhe zgjidhni opsionin “Delete for everyone”.

Megjithatë, ka një kleçkë. Personi tjetër do të njoftohet për mesazhin e fshirë, pavarësisht se nuk mund ta shohë atë. Ndaj, do të keni sërish disa shpjegime për të dhënë.

Prapëseprapë, është më mirë se asgjë, apo jo?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF