Si do të quhet fëmija i katërt i Cristiano Ronaldo? 0 267

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po përjeton periudhën më të lumtur të jetës së tij! Ai ka ndarë në rrjetet sociale disa video me momente të gëzueshme familjare të tre fëmijëve, Cristiano Junior, Eva e Mateo,  si dhe të së fejuarës së tij Georgina Rodriguez e cila është në pritjen e ëmbël!

 

Siç ju treguam në bordo.al, gjinia e fëmijës së saj të parë u zbulua aksidentalisht përmes Instagram, ku instruktorja e saj e kërcimit të salsa-s e uron për vajzën që do të vinte në jetë! Ky koment u fshi, e megjithatë gjinia u mor vesh!

Ronaldo ka zbuluar për ndjekësit se ai ka zgjedhur emrin e vajzës e cila do të vijë në jetë pas dy muajsh, ndërsa Georgina do të zgjedhë emrin e fëmijës tjetër që do të kenë më vonë: vajza do të quhet Alana Martina, ai mendon se ky është një emër i bukur.

 

 

Fansat e yllit të futbollit portugez e kanë uruar dhe komplimentuar atë për përzgjedhjen e emrit. Cristiano dhe Georgina janë në një lidhje dashurie prej një viti dhe bënë publik lajmin e shtatëzanisë në muajin korrik.

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *