KreuBordo Men

Si qëndron e vërteta mes Ledrit dhe Noizy-t…miq apo rivalë?

Janë të njohura rastet e konkurrencës së madhe apo konflikteve mes përfaqësuesve të botës së repit. Edhe në Shqipëri, ashtu si në botë, reperët janë të ndarë e zhvillojnë projektet muzikore në grupe e kampe të veçanta.

 

 

Ledri Vula dhe Noizy janë dy këngëtarë të njohur, por si janë marrëdhëniet mes tyre tani? Dikur mes armiqësive, ndërsa sot sërish miq që mbështesin muzikën e njëri-tjetrit! Noizy sapo ka publikuar këngën e tij të re me Varrosin dhe duket se ky bashkëpunim Ledrit i ka pëlqyer.

 

 

Klipi i ri i OTR nën titullin “Big Daddy” e ka bërë për vete edhe reperin e dashur Kosovar i cili ka ndarë në profilin e tij një imazh të klipit me përshkrimin “Më pëlqen kur ato më quajnë…”, nga vargjet e këngës. E kujt nuk i pëlqen që vajzat ta quajnë “Big Daddy”?

Dy reperët kanë lënë gjithçka pas e tani gëzojnë një miqësi të mirë mes tyre!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF