KreuCelebrity

Threedots sfidojnë trupën e Albi Nakos!

Flori Mumajesi dhe Threedots Production përveçse artistë të njohur e të dashur për publikun shqiptar, na tregojnë kurdoherë harmoninë që ekziston mes tyre edhe jashtë skenës, përmes postimeve plot humor në rrjetet sociale ku shpesh vënë edhe në lojë njëri-tjetrin.

 

Prej disa ditësh, Florin a ka treguar se ata ndodhen për koncerte pranë fansave të tyre në qytete të ndryshme të Italisë. Çunat kanë bërë shaka që të shkrijnë gazit me njëri-tjetrin duke folur në gjuhën italiane.

 

Pak më parë, ka qenë Flori që ka ndarë një video humoristike në të cilën çunat shihen duke kërcyer në ambientet brenda një marketi, e më pas duke vazhduar argëtimin edhe jashtë, madje duke kërcyer mbi tavolinë.

 

“Çunat Albi Nako Dance” shkruan Flori për DJ Vikin dhe këngëtarin tjetër të grupit, Mir Vathin, duke mos harruar të etiketojë edhe koreografin e njohur Albi Nako në këtë postim. Ç’mendon Albi për kërcimin spontan të çunave të Threedots, pasi nuk ka reaguar ende?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF