KreuBusull

Vdekja tragjike e modeles 14-vjeçare: Punonte skllavërisht

Një vdekje tragjike në botën e modës: Modelja 14-vjeçare ruse Vlada Dzyuba ka ndërruar jetë gjatë një shfaqjeje mode në Kinë.

Vlada ra në koma përpara se të dilte për sfilatën e fundit, në shfaqjen e modës në Shanghai, e cila zgjati 13 orë. Adoleshentja vuante nga  “lodhja e tepërt” dhe meningjiti kronik, dhe pas dy ditësh në koma, nuk u zgjua më kurrë.

 

Është zbuluar se 14-vjeçarja kishte punuar në një mënyrë skllavëruese, ndërkohë që zyrtarisht i lejohej të punonte vetëm tre orë në javë dhe të kishte sigurim mjekësor.

Realisht, ajo ishte pa sigurim mjekësor dhe nuk mund të kërkonte trajnim spitalor, e frikësuar se do ta pushonin.

 

 

Mamaja e saj Oksana tregon se e bija e merrte në telefon dhe i ankohej se kishte nevojë për çlodhje. Gjendjen nuk e përmirësoi as sëmundja e saj, një kombinim fatal për vajzën.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF