KreuFashion

10 trendet e sezonit Vjeshtë-Dimër 2017/2018

Koha magjike e vitit erdhi sërish.

Flasim për periudhën kur trende të reja vërshojnë në vitrinat e dyqaneve, për t’ju prezantuar stile të reja veshjesh, apo rikujtuar të vjetra, por gjithnjë me misionin për t’u dukur chic, në modë dhe mbi të gjitha, për mrekulli me veten tuaj.

Stilistët nuk e kanë ndalur imagjinatën këtë vit, pasi njëri trend nuk I ngjan tjetrit. Ka trende fantastike që duhet të ishin nxjerrë kohë më parë, ka dhe trende vetëm për më të guximshmet ndër fashionista.

Ne kemi përmbledhur veshjet që duhet t’i dini për këtë sezon. Është zgjedhja juaj se cilin do të përqafoni, e cilin do të mënjanoni.

 

1. E kuqe, flak e kuqe

Mund të keni dëgjuar nëpër dyqane apo sallone të ndryshme që e kuqja është ngjyra më në modë këtë sezon, dhe nuk ju kanë gënjyer. Pasarelat janë plot me modele të veshura nga koka te këmbët në të kuqe. Një tjetër e mirë e kësaj ngjyre kaq të bukur, është që I shkon çdo lloj tonaliteti të lëkurës. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë fans I ngjyrës, tani është koha të bëheni!

2. Geta me dizenjo, të dala nga epoka Viktoriane

Mos u ndalni te getat ngjyrë mishi këtë sezon. Falë stilistëve, krijimtaria e getave ka arritur kulmin, me dizenjo nga më të ndryshmet, por sidomos në stil dantelle. Mos u merakosni më nëse I keni të thjeshta veshjet e tjera: vishni një palë geta të këtij sezoni dhe veshja juaj ngrihet në një tjetër nivel.

3. Gëzof, pupla dhe push

Qëndrojmë më afër kafshëve, bashkëndarës të Tokës këtë sezon, pasi një ndër trendet më të rëndësishme është inspiruar pikërisht prej tyre. Jo vetëm kaq, por ngjyrat e ndezura të këtij trendi janë fort të rëndësishme. Rozë, e kuqe, lejla, portokalli, e verdhë… Qëndroni ngrohtë këtë dimër, me një gëzof në ngjyrë verore!

4. Fjalë guxuese

Shprehjet e stampuara në bluza shkojnë një hap më larg, pasi misioni I tyre këtë sezon është të nxisin guximin dhe vetëvlerësimin te personi që I mban mbi trup. Jo vetëm kaq, por moda është përfshirë në luftën ndaj maskilizmit, racizmit dhe urrejtjes së çdo lloji. Humanizmi është bërë tashmë edhe pjesë e veshjeve tona.

5. Valixhe për çantë

Sa më  e madhe të jetë çanta këtë sezon, aq më mirë. Për më tepër, është e leverdisshme: punët e përditshme na mbajnë jashtë shtëpisë, dhe neve na duhet ta marrim shtëpinë me vete. Megjithatë, mos harroni të merrni çanta me një element haute.

6. Të gjithë kapelet mbi kokë!

Një rikthim i fortë i kapeleve këtë vit, me beretën në krye. Jo vetëm kaq, por sa më e madhe kapelja, aq më mirë. Inspiruar nga Kapelebërësi I “Liza në Botën e Çudirave”? Mbase!

7. Kristale mbi këpucë

Një tjetër inspirim nga personazhe përrallash, Hirushja s’ka pse të jetë e vetmja mbi këpucë rrëzëllitëse. Gjeni rast të vishni sa më tepër këpucë me kristale mbi to, dhe rrezatoni!

8. Këmbë kilometrike

Funde të shkurtër, çizme të gjata. Askush nuk duhet t’I thotë “jo” këtij trendi.  Nuk keni pse! Do të ngjani tejet fine dhe elegante, e pastaj dihet që këmbët nuk kanë pse të mbahen të mbyllura, kur mund t’I shpalosësh në të gjithë bukurinë e tyre.

9. Lëreni trikon t’ju marrë frymën

Ndihuni të lirë të humbisni në trikon tuaj XL këtë sezon. Jo vetëm kaq, por kombinojeni atë me një fund me tyl, I cili rrëshqet lirshëm rreth këmbëve tuaja. Kombinim I çuditshëm? Mbase, por funksionon!

10. Fustane 1000-dizenjoshë

Gucci, Valentino dhe Alexander McQueen janë të gjithë të mendimit që fustanet e qepura nga disa copa, gati-gati të ngecura bashkë, janë trend I domosdoshëm I këtij sezoni. Kush jemi ne që të themi ndryshe? Dakord, ishim në mëdyshje, derisa pamë rezultatet e tyre. Nuk vihen në dyshim fjalët e gjigandëve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF