4 modele flokësh për fytyrë rrethore (sepse e dimë sa problem mund të jetë)

Secila formë fytyre kërkon modelin e vet të flokëve, për një pamje sa më të bukur. Fytyra rrethore, sado e adhurueshme, është një prej formave më me kleçkë për t’u përshtatur.

Sidoqoftë, ky problem I prek nga pak të gjithë, po ashtu edhe VIP-at, të cilët mund të drejtohen në stilistë profesionistë për të gjetur opsionin më të mirë për fytyrën e tyre.

Fatmirësisht, ne mund të ndjekim shembullin e personave të famshëm, me fare pak mund (dhe kosto).

1) Ginnifer Goodwin

Aktorja është shembulli perfekt për fytyrën rrethore. Mbajini flokët model pixie, por të fryra dhe me balluke anësore. Mund të duket paradoksale të mbash flokë të shkurtra, e cila nxjerr më në pah rrumbullakësinë e fytyrës, por prerja “majuce” pixie e thyen këtë formë.

2) Adele

Diva britanike ka pasur disa modele flokësh, derisa u vendos përfundimisht në modelin bob, pas rikthimit të fuqishëm të saj pak vite më parë. Mbajini flokët bob të shkujdesur, me vizë në mes.Kjo ndihmon në zgjatjen e fytyrës suaj.

3) Olivia Munn

Bukuroshja Olivia Munn është perfekte, por megjithatë edhe ajo ka truket e saj për të shkuar edhe një hap më larg. Ndiqni shembullin e saj duke mbledhur flokët topuz poshtë, por mos i ngjeshni flokët mbas kokës. Mbani jashtë disa fije, për të hedhur hije mbi fytyrë dhe për ta bërë ovale.

4) Chrissy Teigen

Modelja karizmatike, gruaja e adhuruar e artistit John Legend ka një bukuri mjaft karakteristike, me fytyrën e saj me tipare të buta, rrumbullakësia e së cilës I thekson edhe më tepër. Ashtu si Chrissy, shtrijini flokët plotësisht dhe lërini të lirshme përpara veshëve. Do të ngjani chic dhe fytyra juaj do të duket më e vogël.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *