KreuStil Jetese

5 veshje , vetëm 1 bluzë e zezë!

Çdo femër e ka në dollapin e saj të paktën një bluzë të zezë. Mund të jetë problem ndonjëherë se me çfarë ta kombinojë atë, pa qenë shumë e thjeshtë në veshjen që zgjedh. Askujt nuk I pëlqen të jetë #basic në gjërat që bën, sidomos në rrobat me të cilat shpreh stilin e tij!

Mos u merakosni! Duhet ta dini se bluza e zezë mund të kombinohet me gjithçka, duke nisur që nga veshjet casual e deri tek ato klasike. Më poshtë kemi renditur 5 mënyra kombinimi të një bluzeje të zezë, dhe jemi të sigurt që mund ta gjeni veten në një prej tyre, ose të gjitha bashkë!

Bluzë e zezë dhe… çdo gjë e zezë

 

Merrni bluzën tuaj të zezë, visheni, dhe më pas rrëmbeni çdo gjë të zezë që ndodhet në dollapin tuaj: xhaketat, xhinset, këpucët, një çantë dore. Nuk ka asnjë mënyrë që të dështoni me këtë veshje! Fashion blogger-ja Carly Christman e sugjeron gjithnjë këtë truk, pasi jo vetëm funksionon si kombinim, por ngjan edhe chic e I shtrenjtë.

Bluzë e zezë dhe një palë xhinse me bel të lartë

Për një look casual të çdo dite, zgjidhni një bluzë të zezë me një palë xhinse me bel të lartë. Femrat e duan këtë pamje, sidomos nëse bluza e zezë është një crop-top. Është ideale për të treguar pak nga trupi juaj (por jo më shumë se sa duhet). Me një palë çizme të thjeshta vjeshte, do të dukeni perfekte me fare pak mund.

Bluzë e zezë dhe fund i shkurtër i zi

Nëse doni të dilni në një mbrëmje me miq dhe nuk keni asnjë ide, atëherë na besoni! Një t-shirt i zi I thjeshtë, së bashku me një fund të shkurtër të zi do bëjnë që këmbët tuaja të shkëlqejnë. Mund ta vishni me një xhiboks të shkurtër në ngjyrë të kuqe, për të thyer veshjen.

Bluzë e zezë dhe xhakete sipër

 

Në vjeshtë, një xhakete e holle mbi bluzën tuaj të zezë është diçka krejt tjetër. Mund ta lini zbërthyer, në mënyrë që kontrasti i ngjyrave të bëhet i dukshëm. Nëse ende e ndieni veten jo shumë rehat, shtoni një kapele fine mbi flokët tuaj të shkujdesur dhe besojuni streçeve të lëkurës

Bluzë e zezë dhe fund I gjatë

Një bluzë e zezë nuk është e rehatshme vetëm për përditshmërinë, por edhe për mbrëmjet. Një fund i gjatë poshtë gjurit, i gjerë dhe me bel të ngushtë, me një crop-top të zi është një kombinim ideal, së bashku me një palë këpucë fine ose sandale të zeza.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF