Beretat: Trendi që i çmendi të gjithë

Duhet ta kishim marrë me mend që beretat do të ishin hit i këtij sezoni, që kur Emily Ratajkowski pozoi për revistën Allure, veshur si një franceze femme fatale, në gusht 2017.

Dhe vërtet, beretat janë kudo këto muaj të vjeshtës, e të gjithë ndihen papritur francezë.

emily ratajkowski Allure
Credit: Daniel Jackson for Allure

Trendi nisi që pranverën e kaluar, kur modelet e Dior “pushtuan” pasarelën, veshur me bereta ushtarake lëkure.

Më pas erdhi Chanel, ku krahas kapelave verore stil Panama, u shfaqën edhe beretat e leshta. Në fund të fundit, nuk mund të mungonin beretat në shtëpinë më të famshme franceze të modës.

Edhe vetë Instagramin e ka zënë beret-o-mania, ku hashtag-u #beret numëron rreth 250.000 postime. Këto janë vetëm postime të francezëve të vetëdeklaruar. Nuk dihet se sa “ushtarë të panjohur” mund të ketë, të cilët ndjekin trendin në privaci.

Pak histori mbi beretat: Kanë qenë gjithnjë mjaft të përhapura, dhe jo vetëm në modë. Che Guevara dhe Fidel Castro njehsohen me to. Po ashtu dhe lëvizja revolucionare Panterat e Zeza në SH.B.A., gjatë viteve ’60. Edhe vetë mbretëresha e muzikës, Beyonce, bëri nje performancë spektakolare në Super Bowl 2016, ku performueset e saj ishin veshur kokë e këmbë në të zeza, me kurorën e tyre (bereta) që u stoliste flokët rebelë.

Kështu, bereta është jo vetëm simbol i finesës franceze, por edhe i forcës e fuqisë. Me të drejtë, rikthehen për të marrë vendin e tyre në modën e sezonit vjeshtë-dimër 2017/2018.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *