KreuBusull

E rëndë/ Kërcënohet nga ISIS Princi George: “Do ta vrasim në shkollën e tij!”

ISIS ka lënë aq vend për terror, saqë çdo kërcënim i tyre vë në lëvizje organet përkatëse të vedeve në rrezik. Pas disa prej vendeve europiane, duket se këtë herë ISIS ka patur një mesazh të qartë për oborrin mbretëror. Kërcënimet e ardhura me telegram janë zbuluar në shërbimin sekret të mesazheve.

Ekstremistët kanë bërë të ditur se do të sulmojnë Princin George në shkollën aktuale, duke cilësuar se as familja mbretërore nuk do të mbetet pa prekur. Sipas të dhënave më të fundit, dyshohet se mesazhi është shoqëruar me një foto të Princit George duke u futur në shkollën Battersea. Kërcënimi ka ardhur në formën e mesazhit të koduar, ku përfshihen edhe koordinatat e kësaj shkolle.

Banorët rreth zonës ashtu sikurse dhe prindërit e nxënësve në Battersea kanë shprehur shqetësimin lidhur me masat e sigurisë në institucion. Kujtojmë se në shtator të këtij viti, policia ka arrestuar një grua, e cila ka tentuar të futet dy herë në ambientet e shkollës. Që nga ajo kohë, u bë e ditur se do të merren masa të rrepta sigurie…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF