Kujdeseni për lëkurën? 3 gabime që ju vërtetojnë të kundërtën! 0 130

Jemi njerëz, bëjmë gabime, dhe për shumë prej tyre jemi fort të vetëdijshëm. Mbase nuk duhet ta kishim ngrënë atë çokollatën pas palestrës. Mbase duhet të ishim zgjuar 5 minuta më herët sot në mëngjes, për të mos nxituar tani për në punë. Mbase celularin s’duhet ta prekim fare derisa të kemi vënë gjithçka tjetër në vijë, në fund të fundit.

Megjithatë, shumë gabime të tjera I shpëtojnë radarit, sidomos kur vjen puna te rutina e përkujdesjes së lëkurës. Jeni të sigurt se I dini rregullat e arta për një lëkurë të porcelantë?

Mendohuni përsëri, sepse ja cilat janë gabimet më të zakonshme që dëmtojnë lëkurën tuaj në mënyrë afatgjatë:

Aplikimi i kremit mbrojtës vetëm një herë në ditë

Kremi mbrojtës I diellit zgjat vetëm 2 orë. Ndërkohë, rrezet ultraviolet vazhdojnë veprimin e tyre të dëmshëm, pa patur aspak mëshirë për lëkurën tuaj.  Është e rëndësishme të aplikoni kremin çdo 2-3 orë, për të shmangur tharjen e saj.

Nëse nuk doni të prekni make up-in tuaj, shikoni për një krem mbrojtës në formë pudre, të cilin mund ta përhapni lehtazi sipër tij.

Qëndrimi pas orarit të gjumit

Si nuk e dëgjuam një herë mamanë! Ndërsa ju digjni edhe energjitë e fundit të ngelura nga një ditë e lodhshme, nuk u jepni mundësinë as qelizave të lëkurës të pushojnë dhe ta marrin veten në kohë për ditën e ardhshme.

Mësoni t’i vini vetes orare pushimi dhe t’i respektoni ato! Lëkura juaj, dhe i gjithë metabolizmi, do t’ju jenë mirënjohës.

Rënia pre ushqimeve të ëmbla

Na vjen keq, adhurues të çokollatës, por duhet të zgjidhni: ëmbëlsinë dhe pendesën që vijon, apo sakrificën e domosdoshme për një lëkurë pa cen?

E kuptojmë që një dozë ëmbëlsie duhet pas një dite të lodhshme, ndaj nuk ju kërkojmë të jetoni një jetë të trishtë. Balanca e artë është 1 çokollatë në javë (e patë mirë).

Megjithatë, mund të bëjmë tolerime te çokollata e zezë, pasi sheqeri është armiku i vërtetë këtu, dhe çokollata me qumësht nuk kursehet në të.

Ndërkohë, ushqejeni lëkurën tuaj me vitaminat e marra nga frutat, sheqeri i të cilave jo vetëm nuk ju dëmton, por është aleat besnik I një lëkurë të mrekullueshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *