KreuCelebrity

Ledioni dhe Cara Delevingne, në një mendje për fundjavën!

Jo, mos t’ju duket aspak çudi. Madje, mund të themi se modelja e ka kopjuar moderatorin shqiptar. Titull intirgues do të ishte, apo jo? Ndonjëherë, kur pasditet gjatë fundjavave nuk janë më idealet për t’u kaluar jashtë pragut të shtëpisë, rrëmbejmë telekomandën apo laptop-in, për vetëm një qëllim të caktuar…

Me siguri, të gjithë të apasionuarit pas serialeve po na kuptojnë shumë mirë në këtë momente, e ne po ju themi që të njejtën zgjedhje kanë bërë Ledioni dhe Delevingne ditë e djeshme. Mesa duket, të dy janë fansa të ‘Stranger Things’, pasi kjo është dukur alternativa më e mirë për pasditen e moderatorit dhe modeles. Me një diferencë prej tre orësh (më saktë, Cara pesë orë prapa Ledionit), në My Story-n e personazheve është parë e pblikuar logo e serialit.

“Të mos bësh asgjë”, ka shkruar Liço në videon e marrë nga shtrati, ku përballë shihet ekrani televiziv duke transmetuar logon e ‘Stranger Things’. Ndërsa, Delevingne ka zgjedhur laptopin për të shijuar si duhet episodet e sezonit të dytë. E ku ka më mirë se seriali një pasdite të shtune, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF