KreuCelebrity

Nga Lori, e deri tek Xhemi, të gjithë tifo për Enon!

Nëse keni menduar se nuk ka më surpriza, atëherë gaboheni. Edhe pse u karakterizua nga një periudhë pauze, “100 Milion” është rikthyer në ekranin e Top Channel, me po të njejtin format si më parë. Nën drejtimin e Eno Popit, emisioni duket se do të jetë pjesë e argëtimit të së dielës për një sezon të tërë. Por, shfaqja e spektaklit nuk ka mjaftuar për disa nga emrat më në zë të televizionit, të cilët nuk e kanë lënë këtë fillim të ri pa një reagim.

Lori, tashmë edhe si producente e “Shiko Kush Luan”, duket se është angazhuar më shumë se kurrë për startimin e disa prej formateve më të rëndësishme në Top Channel. Ajo ka postuar një pjesë të shkurtër nga “100 Milion” në profiilin e saj në Instagram, ndërsa Sara ka ndjekur hapat e së motrës, duke shkruar: “E diela e argëtimit”. Nuk mund të mungonin as urimet nga Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, miqtë e ngushtë të Eno Popit. Duke e quajtur Zeno (pseudonim shoqëror për moderatorin), Osmani dhe Shehu i kanë uruar suksese Popit për këtë fillim programi.

Më parë, ky format transmetohej çdo të mërkurë, ndërsa këtë herë mesa duket Top Channel ka vendosur ta sjellë të dielën ndryshe nga çdo sezon tjetër…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF