KreuCelebrity

Çfarë do të bëjë Kate Midleton për Halloween?

Asnjë ëmbëlsirë apo shaka, ky Halloween për Dukeshën

Ëmbëlsirë apo shaka? Asnjëra nga të dyja. Kate Middleton nuk e humb programin mbretëror as për Halloween. Për më tepër në 31 tetor Dukesha e Kembrixhit do të takojë fëmijët e “Lawn Tennis Association” të Londrës dhe do të marrë pjesë në demonstrimet e sportive, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuar

Duke qenë në mes të shtatzanisë së saj të tretë, Kate Middleton nuk heq dorë nga impenjimet institucionale dhe është e pranishme në aktivitetet zyrtare.

Këtë herë për Dukeshën do të jetë një ditë plot argëtim mes sporteve dhe fëmijëve, nga ana tjetër  Kate është një lojtare tenisi që fëmijë.

Do të jenë të shumta takimet e Kate Middleton në “Lawn Tennis Association”. Gjatë eventit, Kate do të takojë të rinj të talentuar britanikë të tenisit së bashku me instruktorin e tyre, nutricionistë dhe fizioterapistë. Pastaj do të vijë momenti për t’u njohur me të rinjtë e përfshirë në programin e krijuar dhe mbështetur nga  Fondacioni mbretëror i Kate, bashkëshorti William dhe Princi Harry, që mbështesin të rinjtë nga 16 deri në 24 vjeç në ambicjen për t’u bërë instruktorë.

Do të jetë padyshim një Halloween ndryshe nga i zakonshmi për Kate Middleton, e gjitha në mësimin e tenisit.Por Dukesha dihet që nuk ndalon kurrë. Përveç se është një frekuentuese e lojës së tenisit në Wimbledon Stadium të Londrës, mesa duket ka filluar t’i japë mësime tenisi edhe të voglit George.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF