KreuArt

Lamtumirë, Mihal Luarasi!

Bota e artit ka humbur një tjetër emër të shquar. Pasditen e sotme është dhënë lajmi i hidhur mbi ndarjen nga jeta në moshën 88-vjeçare të Mihal Luarasit. Dramaturgu dhe regjisori i njohur shqiptar, vulosi talentin dhe pasionin e tij në skenën e teatrit. Lindur në Korçë, Luarasi kreu liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa përfundoi Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest.

Tragjedia “Intrigë dhe Dashuri” e Shilerit i solli sukses të jashtëzakonshëm në sallën e Teatrit Popullor, duke qendruar për shtatë vite në repertor, për t’u luajtur më shumë se 300 herë gjatë kësaj kohe. Luarasi luftoi deri në fund për vlerësimin e dramës shqipe, si dhe për angazhimin e veprave vendase në skenën e teatrove kombëtare. Për një intervistë për Agjensia e Lajmeve SOT News, regjisori ka shprehur indinjimin dhe zhgënjimin që ka patur, duke nisur nga drejtori i Teatrit Kombëtar, e deri tek Ministrja e Kulturës.

Ai bëri të ditur se dëshironte që veprat e ti të botoheshin pas vdekjes, pasi tani askush nuk është i interesuar për veprën shqipe. Luarasi ka shprehur në po të njejtën intervistë qendrimin kundra ndaj projektit “Turbina”, ashtu sikurse ka rrëfyer dashurinë për teatrin francez…

U prehsh në paqe, Mihal Luarasi!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF