KreuBordo Men

Landi së shpejti “në thes”? Këngëtari zbulon emrin e së dashurës

Të gjithë e njohin dhe e duan Landi Hysin, këngëtarin e trios së famshme “West Side Family”. Një person karizmatik dhe me një zemër të madhe, treguar gjithnjë edhe me përfshirjen në kauza sociale e humanitare, si Down Syndrome Albania së fundmi, është fat ta kesh në krah!

 

Së fundmi, Landi i ka zbuluar moderatores Rudina Dembacaj, prezantuese e emisionit “Mos i fol shoferit”, emrin e vajzës që e ka këtë fat.

Apo më mirë të themi, ka qenë Rudina ajo që “i ngriti pritë” Landit, duke e pyetur nëse ka ndërmend të martohet, duke ndjekur shembullin e shokëve, me Jolin, të dashurën e tij. Landi duke qeshur (paksa nervoz), i konfirmoi emrin dhe shtoi: “Do ta konsideroj”.

 

Pa presion Landi! Vendimet e rëndësishme duan kohën e tyre.

Shpresojmë më të mirën për të dy ju, por nuk e fshehim, shpresojmë të të shohim edhe dhëndër!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF