Mbani shënim! 5 gjëra të thjeshta që të gjitha femrat duan në shtrat

Nuk mund ta mohojmë që seksi është pjesë fort e rëndësishme, për të mos thënë pjesa më e rëndësishme e një marrëdhënieje. Të gjithë kanë shije të ndryshme për lojërat që bëhen në shtrat, por disa gjëra janë mjaft universale, dhe vlejnë si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.
Që një raport seksual të jetë fantastik, të dyja palët duhet të marrin kënaqësi nga ajo. Mund të duket si sajesë, por na besoni: kënaqeni vetë, por kënaqeni edhe më shumë nëse shihni që e kënaqët partnerin/en tuaj.
Meshkujt janë më fleksibël nga kjo anë, ndaj le të ndalemi tek ana tjetër e medaljes: femrat. Çfarë kërkojnë ato gjatë seksit?

1) Një partner të gatshëm për t’i kënaqur edhe ato
Nëse mashkulli i hyn seksit vetëm për veten e tij, mund edhe të ishte thjesht masturbim. Seksi është marrëdhënie midis dy njerëzve, ku kënaqësia e njërit s’është më pak e rëndësishme se e tjetrit.
Merrni kohën tuaj, derisa edhe partnerja juaj të ngelet e kënaqur, ashtu si ju.



2) Qetësinë e mendjes kur vjen puna te masat mbrojtëse
Nëse femrat nuk bien dakord paraprakisht për të kryer seks të pambrojtur, mos u habisni kur t’ju refuzojnë kategorikisht nëse nuk keni masa mbrojtëse. Kjo nuk është lojë, si për to, si për ju.

3) Stimulim paraprak
Mos harroni: Seksi nuk është garë për vijën e finishit! Merrni kohën tuaj, tregohuni më sensualë. Durimi që do tregoni do t’ju shpërblehet në fund.

4) Komunikim
Të jemi të sinqertë, seksi pa fjalë është gati-gati I frikshëm. Pyeteni herë pas here partneren nëse I pëlqen diçka. Sugjeroni. Dirty talk është gjithashtu I mirëpritur.

5) Orgazmë
Orgazma femërore nuk është mit. Po, mund të kërkojë pak më tepër kohë për t’u arritur, por në fund të fundit, pse ta mbyllësh seksin pas 5 minutash? Stimuloni, vazhdoni të përfshiheni. Do t’ia vlejë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *