Ndalni kërkimin: Ja si zgjidhet parfumi perfekt!

Ka diçka mjaft të rafinuar në pasjen e një arome dalluese, e cila kthen koka njerëzish ndërsa ju rrëshqisni mes tyre, duke lënë pas gjurmën tuaj. Por a dini gjithmonë si ta zgjidhni?

A nuk do të donit që të kishit një parfum tuajin “firmë”, me të cilin njerëzit t’ju identifikojnë pa hyrë ende në dhomë? Ndiqni guidën e mëposhtme për të gjetur parfumin perfekt për ju!



 

1. Nëse jeni një zonjushë e vërtetë…
Për t’iu përshtatur feminilitetit tuaj, kërkoni parfume të ëmbla lulesh, por pa e tepruar me përzierjen e aromave. Mund të fokusoheni te lulja gardenia, përzier me esenca të drurit të sandalit, e cila ndihmon në shtrirjen e parfumit në lëkurën tuaj dhe ruajtjes së tij përgjatë gjithë ditës.

Sugjerime:
Bottega Veneta, Eau Sensuelle
Alexander McQueen, McQueen Eau de Parfum
Prada, La Femme Prada
Narciso Rodriguez, Eau de Parfum Poudrée
Donna Karan, Cashmere Aura
Tom Ford, Orchid Soleil

 

2. Nëse preferoni luksin dhe ekstravagancën…
Për një femër si ju, e cila nuk ka frikë të guxojë, duhet një parfum me një aromë tejet të ëmbël, gati-gati si një aromë ëmbëlsire.
Synoni vaniljen, kakaon e shkrirë apo jaseminin. Për një aromë më të pastër ëmbëlsie, synoni frutat e tilla si pjeshka dhe mandarina.

Sugjerime:
D.S. & Durga, Radio Bombay
Marc Jacobs, Decadance One Eight K Edition
Lancôme, Maison Lancôme Haute Parfumerie Paris Lavandes Trianon
Viktor & Rolf, Bonbon Couture
Mugler, Angels Muse
Givenchy, Dahlia Divin Le Nectar de Parfum

 

3. Nëse jeni moderne dhe chic…
Këto femra nuk kanë frikë të luajnë me kufirin mashkullor-femëror, ndaj parfumi i tyre duhet të jetë pikërisht i tillë: i dyjëzuar, apo i papërcaktuar qartë. Lulet e portokallit, borziloku dhe boronica janë esencat që duhet të synohen në këtë rast.

Sugjerime:
Jo Malone, London Basil & Neroli Cologne
Balenciaga, B.Balenciaga Intense
Chantecaille, Le Wild
Eric Buterbaugh, Florals Thorn Rose
Chanel, No. 5 L’Eau
Gucci, Bamboo Eau de Toilette

 

4. Nëse jeni stil boho dhe flirtuese…
Rock ‘n’ roll dhe feminilitet të shkrira bashkë! Për këtë karakter sugjerohet një parfum i sheqertë, e sërish paksa i egër, duke balancuar të dyja anët e peshores. Synoni për aromë mjedre, kajsie dhe dardhe përzier me trëndafil apo peoni.

Sugjerime:
Coach, Eau de Parfum
Estée Lauder, Modern Muse Le Rouge Gloss
Michael Kors, Wonderlust
Jimmy Choo, Illicit Flower
Yves Saint Laurent, Mon Paris
Dior, Miss Dior Absolutely Blooming

 

5. Nëse jeni seksi dhe joshëse…
Ka dy mënyra për të ngelur në mendjen e njerëzve si një femër seksi: duke treguar lëkurë me një strategji të caktuar dhe duke lënë pas një aromë dehëse.
Femrat seksi duhet të synojnë parfume me aromë qelibari, përzier me kanellë ose arrëmyshk. Edhe shafrani nuk duhet lënë pa përmendur.

Sugjerime:
Bond No. 9, Dubai Amber
Maison Margiela, Replica Eau de Parfum Across Sands
Ralph Lauren, Collection Oud
Giorgio Armani, Sì Eau de Parfum Intense
Ex Nihilo, Amber Sky
Phuong Dang ,The Calling Extrait de Parfum

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *