KreuCelebrity

Ndër të fundit në listë, por Era ka shpresë: “Po ngjisim majat!”

Kënga më e fundit e Era Istrefit bëri më shumë bujë para se të lançohej, se sa kur u publikua. I vetmi shqetësim i fansave ishte fakti se pse French Montana nuk e postoi që në fillim këngën në profilin e tij në Instagram, ndërsa ajo çka pritej të bëhej hit, nuk pati suksesin që të gjithë prisnin. Por, si po e përjeton Era këtë periudhë?

Jo, situata nuk është aspak për t’u shqetësuar, e kjo falë qetësisë dhe optimizmit të Strefie-t. Këngëtarja ka publikuar një listë, ku shihet se kënga “No I Love You’s” renditet në vendin e nëntëdhjetë… “Po ngjisim majat. Gati për më shumë muzikë?”, ka shkruar artistja, duke lënë të kuptohet se dorëzimi nuk është pjesë e fjalorit të saj. Në një kohë kur Rita Ora, Bebe Rexha apo Dua Lipa krenohen me vendet e para, mesa duket Strefie është aq optimiste, sa të shohë anën pozitive.

E në fakt, këto janë shembuj për t’u ndjekur në çaste dëshpërimi, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF