Nëse jetoni poshtë gurit: Ja detajet mbi sfilatën Victoria’s Secret 2017! 0 160

Sfilatat e Victoria’s Secret janë si mbrëmjet Oscar, ajka e sfilatave të modës, me modelet perëndesha të firmës si qershiza e saj.

Çdo vit, organizuesit kujdesen për çdo detaj deri në perfeksion, dhe sigurohen që të sjellin gjithnjë diçka ndryshe nga viti paraardhës.

Çfarë të presim nga firma më e njohur dhe e lakmuar e veshjeve intime këtë vit?

 

Sfilata Victoria’s Secret 2017 do të zhvillohet në Shanghai, Kinë, më datë 28 nëntor.

Një risi e kësaj sfilate do të jetë bashkëpunimi me firmën e mirënjohur Balmain, duke dyfishuar fansat që presin me padurim krijimet e përbashkëta të dy firmave.

 

Kemi një rikthim të modeles Candice Swanepoel këtë vit, pas shkëputjes së saj një-vjeçare për t’iu përkushtuar rolit të nënës, me fëmijën e saj të parë. Mirëseerdhe Candice, na mungove!

Po ashtu, nuk mungojnë modelet legjendë, si Alessandra Ambrosio, Adriana Lima, Lily Aldridge, Elsa Hosk, Sara Sampaio, Taylor Hill etj.

Nga ana tjetër, do të mungojë gazmorja Behati Prinsloo, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me të shoqin Adam Levine.

 

As Kendall Jenner nuk do t’u bashkohet shoqeve Gigi dhe Bella Hadid. Arsyeja? Kendall është imazh i firmës La Perla, dhe nuk do shumë mend për të kuptuar që do të kishim të bënim me një konflikt interesi.

 

Nuk mungon as performanca live e një artisti, dhe fjalët që qarkullojnë përmendin emrin e Harry Styles, ish-pjesëtar i grupit One Direction. Mos mbase duhet të presim edhe Zayn Malik, nisur dhe nga prania e të dashurës së tij, Gigit?

 

Për sa i përket të famshmes Fantasy Bra, nuk dihet cila është modelja që do ta ketë nderin ta veshë krijimin e këtij viti. Ky është një sekret që bëhet publik vetëm ditët e fundit para sfilatës, për të na bërë të gjithëve të mbajmë frymën deri atëherë.

 

Së fundmi, cila është “tema” e këtij viti?

Gjithçka rozë! Çdo detaj i kësaj sfilate vërtitet rreth fuqisë dhe bukurisë femërore, dhe nuk ka ngjyrë më të përshtatshme se roza për këtë mision!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *