Princi Harry dhe Meghan Markle, të dashuruar… dhe kushërinj! 0 164

Re të zeza në qiell për çiftin më të ri në Britani: Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle mund të kenë lidhje gjaku!

Një pemë familjare që daton prej vitit 1480 i lidh të dy zogjtë e dashuruar me njëri-tjetrin, duke e bërë lidhjen e tyre më të afërt seç duhet. Aktorja e serialit “Suits” është e lidhur me familjen mbretërore nëpërmjet babait të saj, Thomas Markle, i cili kohët e fundit ka miratuar marrëdhënien e saj me princin.

“Fajtori” për këtë lidhje familjare është një anglez i quajtur Ralph Bowes, paraardhësi i Meghan 15 breza më parë. Bowes ka qenë Sherif i Lartë i qarkut Durham, dhe pasuritë e tij kaluan brez pas brezi nëpër një sërë trashëgimtarësh meshkuj.

 

Harry dhe Meghan duket të jenë mjaft seriozë në lidhjen e tyre, dhe mund të hedhin hapin madhor drejt martesës. Megjithatë, Meghan ka qenë e martuar më parë, dhe princi Harry duhet të marrë lejen e Mbretëreshës, përpara se të vërë kurorë me të dashurën e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *